Site icon Prishtinapress

Një muaj paraburgim Zahir Bajramin, drejtorit të Qeverisë për veprën penale

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Alltëne Murseli, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj zyrtarit të Qeverisë së Kosovës, Zahir Bajrami.

Lajmin për caktimin e paraburgimit e konfirmoi zyrtarja për informim e Gjykatës Themelorë të Prishtinës, Mirlinda Gashi. Masa e paraburgimit i është caktuar edhe djalit të të arrestuarit, A.B.

Bajrami u arrestua nga Policia e Kosovës ditën e enjte nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit i kanë marrë viktimës një shumë të konsiderueshme të parave me qëllim që t’i heqin një dënim të shqiptuar nga një gjykatë. /kallxo.com/

Exit mobile version