12.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan e tij në Prizrenë

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit B.V që dyshohet se vrau gruan e tij në Prizren, Armenda Aliu.

I njëjti dyshohet se ka shkrepur armën 15 herë në drejtim të gruas së tij.

“Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 07.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 06.09.2019”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Viktima, Armenda Aliu është vrarë ditën e marte. Rasti ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina” në Prizren pas orës 23:00.

“Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë”, kishte njoftuar Policia e Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles