Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë, dërgohet në QKUK

0
41

Në pasditen e sotme, një qytetar është goditur nga një veturë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën  “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Me datën 30.11.2019. rreth orës 16:25 në rrugën ”Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë një veturë e ka goditur një këmbësor (mashkull v.l.2005).

I lënduari është  dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe prokurori kujdestar, rruga për momentin është e mbyllur për qarkullim të automjeteve deri sa të përfundon ekzaminimi i vendit të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi.