Site icon Prishtinapress

Një javë nga aksidenti i dy policëve, vazhdojnë kërkimet për Armend Trenën

Të shtunën e javës së kaluar, dy policët Malësor Dashi dhe Armend Trena kishin pësuar një aksident të rëndë në rrugën Kaçanik-Han i Elezit.

Të dy kishin rënë në lumin Lepenc duke u konsideruar si të zhdukur.

Malësor Dashi u gjet para dy ditësh, dhe u varros dje, përderisa kërkimet për Armend Trenën po vazhdojnë edhe sot.

Agim Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt ka thënë për lajmi.net se punën do ta vazhdonë aty ku e kanë lënë mbrëmë.

“ Po, ne e kemi prej orës 09:00 bëjmë planifikimin, caktojmë vendet dhe vazhdojmë ku kemi mbetur. Bashkë me gjitha njësitë”, ka thënë Gashi.

Tutje ai ka bërë të ditur se fokusi për kontrollim është sidomos në ura. Përkundër se ato janë kontrolluar nga një herë, kërkimet po bëhen edhe për së dyti.

“Jemi duke shkuar tash në çdo urë, prej ku ka ndodhur aksidenti. Po hyjmë nër ura me kontrollu edhe një herë, ura të cilat janë kontrolluar por që tash edhe më detajisht”, tha Gashi për lajmi.net.

Dje gjatë ditës u raportua se ishte gjetur edhe trupi i policit të dytë.

Por Mjekësia Ligjore ka vërtetuar se organet e gjetura në lumin Lepenc, kanë qenë mbetje shtazore.

Të angazhuara në këtë operacion kërkimi kanë qenë njësitet e Policië, FSK-së dhe klubet e zhytjes.

Exit mobile version