15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Një i dyshuar me coronavirus edhe në Vushtrri, priten rezultatet e analizave

Nga virusi COVID-19 në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 13 persona.

E numri i atyre që po kryejnë testimet për të parë se a janë apo jo të prekur nga coronavirusi tashmë ka kaluar shifrën e mbi 200.

E një rast i tillë i dyshimtë është lajmëruar edhe në komunë e Vushtrrisë.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi, Komuna e Vushtrrisë.

“Njoftojmë qytetarët e Vushtrrisë që në 24 orët e fundit është paraqitur 1 rast i dyshuar për Coronavirus, i cili është vizituar nga shërbimi i Urgjencës i QKMF-së në shtëpinë e të dyshuarit/es dhe konfrom protokolit shëndetësor është dërguar në Klinikën Infektive të SHSUK, nga ku po presim rezultatet e analizave”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se stafi shëndetësor i urgjencës së QKMF Vushtrri, ka kryer këtë shërbim duke ndërmarrë të gjitha masat profilaktike.

Ndërkaq po ashtu sot, shtabi komunal anti Covid-19 i kësaj komune ka mbajtur takimin e radhës.

Komuna ka ftuar  qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles