8.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Një gruaje iu pre koka! Detaje të reja të sulmit me thikë në Nice të Francës

Një gruaje iu pre koka nga një sulmues me thikë i cili gjithashtu vrau dy persona të tjerë afër një kishe në qytetin francez të Nice të enjten, tha policia, në një sulm që kryebashkiaku i qytetit e përshkroi si terrorizëm.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, kryebashkiaku Christian Estrosi tha në Twitter sulmi me thikë kishte ndodhur në ose afër kishës Notre Dame të qytetit dhe se policia kishte ndaluar sulmuesin.

Policia tha se tre persona u konfirmua se kishin vdekur në sulm dhe disa ishin të plagosur.

Ndërkohë, po sipas Reuters, një burim policor tha se një gruaje i është prerë koka.

Politikania franceze Marine Le Pen gjithashtu foli për një prerje koke që kishte ndodhur në sulm.

Departamenti i Prokurorit Anti-Terrorizëm francez tha se iu kërkua të hetojë sulmin.

Gazetarët e Reuters në vendngjarje kanë thënë se policia e armatosur me armë automatike kishte vendosur një kordon sigurie rreth kishës, e cila është në rrugën Jean Medecin të Nice, rruga kryesore e blerjeve të qytetit.

Autoambulancat dhe automjetet e shërbimit zjarrfikës ishin gjithashtu në vendin e ngjarjes.

Sulmi vjen pak ditë pasi në Francë ndodhi prerja e kokës në fillim të këtij muaji e mësuesit francez të shkollës së mesme Samuel Paty në Paris nga një burrë me origjinë çeçene.

Pamje nga vendi ku u krye sulmi me thikë, pranë një kishe në Nice të Francës – dy të vdekur dhe disa të plagosur

Përderisa në fillim raportohej për një të vdekur, tanimë mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për dy viktima.

Bëhet fjalë për viktima të një sulmi me thikë në Nice të Francës, nga i cili, siç raportohet gjithashtu, kanë mbetur edhe disa të lënduar.

Sulm me thikë pranë një kishe në Nice të Francës, një i vdekur dhe disa të plagosur

Të paktën një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm me thikë të kryer pranë një kishe në zonën Notre-Dame të Nice, në orët e para të së enjtes në mëngjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, publikut iu kërkua të shmangte zonën ndërsa një operacion i madh sigurie ishte kryer nga policia e armatosur.

Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi konfirmoi se autori i dyshuar i krimit është marrë në paraburgim dhe falënderoi policinë për reagimin e tyre të shpejtë.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë por kryebashkiaku Estrosi konfirmoi se, bazuar në provat e deritanishme, ishte një sulm terrorist.

Ndërkohë, policia po kryen një shpërthim të kontrolluar në zonë dhe i ka kërkuar publikut të largohet ndërsa ekipet po vazhdojnë punën e tyre.

Sulmi vjen ndërsa Franca sapo ka përjetuar një sulm me prerje koke në fillim të këtij muaji të mësuesit francez të shkollës së mesme Samuel Paty nga një burrë me origjinë çeçene.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles