Në Komunën e Suharekës është lajmëruar një rast “Shantazh” në Policinë e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh, një mashkull ka njoftuar Policinë e Kosovës se një femër po i kërkon para.
Në raport thuhet se e dyshuara i ka kërkuar të holla, duke e kanosur viktimën për publikim të bisedave dhe videove të cilat janë shkëmbyer gjatë bisedave, transmeton Indeksonline.
“Fsh. Papaz Suhareke, 25.03.2021-10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar për një shantazh nëpërmjet rrjeteve sociale, ku e dyshuara i ka kërkuar të holla duke e kanosur viktimën për publikim të bisedave dhe videove të cilat janë shkëmbyer gjatë bisedave”, thuhet në njoftim.