Site icon Prishtinapress

Një 6 vjeçar i prekur me coronavirus në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, komunën e të cilit më së shumti e ka prekur pandemia coronavirus, tha se nga shtatë rezultatet e fundit, të infektuarit janë mosha të ndryshme. Madje, ai tha se ka edhe fëmijë të infektuar me COVID-19.

Sipas tij, më i riu është një fëmijë i moshës 6 vjeçare. Kështu deklaroi Beqaj në një lidhje direkte në T7.

“Po nuk ka kursyer askënd, nga 6 deri në 76 vjeç janë të prekurit e fundit, ka shumë të rinj”, tha Kryetari Begaj.

Exit mobile version