Një 27-vjeçare braktis foshnjën e posalindur në QKUK

0
29

Një 27-vjeçare nga Tetova ka braktisur fëmijën e saj, të cilën e ka lindur ditën e hënë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur  drejtori i Klinikës Gjinekologjike-Obstetrike të QKUK-së,  Jakupi Ismaili.

“27-vjeçarja ka lindur me datën 10, por nuk po dëshiron ta marrë fëmijën e saj. Foshnja është në gjendje të mirë dhe është në klinikë. Ne kemi lajmëruar punëtorët social dhe policinë”, tha Ismaili për Telegrafin.

Ai shtoi se 27-vjeçarja është nga Tetova mirëpo jeton në Ferizaj.

Ndryshe, numri i braktisjes së foshnjave të posalindur është mjaft i lartë./Telegrafi/