Site icon Prishtinapress

Nitaj: Çarshia flet që Fatmir Limaj po kthehet në PDK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se në raporte zyrtare partnerët e koalicionit nuk kanë ndonjë mospajtim të theksuar.

Nitaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk dihen qartë planet e Fatmir Limajt për raportet me Qeverinë.

“Ka lloj lloj storiesh. Çarshia flet që Limaj po kthehet në PDK. Kjo është një storie publike. Ne nuk e dimë çfarë mendo Fatmir Limaj e as Kadri Veseli. Ne e dimë që në raporte zyrtare nuk kemi probleme në funksionimin e koalicionit. Nuk ka pasur pakënaqësi që kanë mundur të kthehen në kushtëzime”, tha Nitaj.

Deputeti i AAK-së ka thënë se është e vërtetë që koalicioni nuk është në ditën e tij më të mirë, por po funksionon.

Nitaj ka thënë se partnerët kanë qenë të informuar për takimin në Berlin që Avni Arifi ka me palën serbe.

Ai thotë se takimi ka qenë vetëm teknik dhe nuk janë zhvilluar bisedime politike.

“Takimi ka zgjatur vetëm 7 minuta pasi pala serbe nuk është pajtuar me formatin e Takimit të Parisit”.

Deputeti i koalicionit qeveritar ka thënë se një takim puro-teknik nuk bën të shndërrohet në kauzë politike për partnerët tjerë të koalicionit.

Exit mobile version