10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Nisma për të pastruar listat e UÇK-së nga veteranët mashtrues t’i lihet në dorë prokurorisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli para dy dite ka dalë  me një nismë të re, të cilës tha se do t’i shkohet deri në fund, për ta pastruar emrin e vërtetë të UÇK-së nga veteranët mashtrues.

Ai tha se javën e ardhshme PDK do të iniciojë komision hetimor parlamentar i cili do të hetojë e pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së, në mënyrë që ndalet fryrja e listave nga komandantë e veteranë mashtrues.

Lidhur me këtë çështje kryetari I OVL të UÇK-së, Hysni Gucati për indeksonline ka thënë se si organizatë do ta përkrahin këtë iniciativë edhe pse sipas tij me këtë lëndë duhet të merret prokuroria.

“Unë e përshëndes këtë iniciativë po sa do të ketë sukses unë nuk mund të garantoj , se me këto lëndë duhet të merret prokuroria dhe  e di sa ia vlen të formohet ky komision mirëpo, megjithatë këtë iniciativë e përkrahim ne ”, ka thënë Gucati.

Ai gjithashtu tha se si organizatë janë skeptik sa i përket kësaj iniciativë.

“Ne si organizatë jemi skeptik në këtë drejtim. Është mirë këtë punë me ja lënë prokurorisë së ata merren më këto raste. Ne e përshëndesim si iniciativë dhe shpresojmë që të ketë sukses”, tha ai për Indeksonline.

Ndërsa, deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë së një iniciativë është e nevojshme por të behët nga institucionet  përkatëse siç sipas tij është prokuroria.

“Normalisht që është e nevojshme të hetohet gjithë  ajo çfarë ka ndodhur me listën e verifikimit te veteraneve por këtë proces është duke e hetuar momentalisht prokuroria si  dhe Veseli  në cilësinë e kryetarit të kuvendit  kanë mandat tjetër  dhe rrugë të tjera më të shkurtra  që ta adresojnë këtë problem .

Sipas Selimit, përderisa prokuroria është duke u marrë me këtë proces atëherë nuk e sheh të nevojshme të ketë iniciativë të re, sepse sipas tij nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit.

“Nuk është që nuk ka të drejt të formoj komision  parlamentar hetimor por si  udhëheqës i koalicionit PAN , si kryetar i kuvendit  edhe njëri si institucionet udhëheqëse në Kosovë jo që nuk kanë drejt të formojnë grup parlamentar,  por ky është një manovrim  i radhës për arsye krejt politike i cili në rastin konkret  për derisa prokuroria po vazhdon  ta hetoje rastin e veteraneve  atëherë as nuk e ndihmon zgjidhjen e  këtij problemit” u shpreh ai.

Sipas Selimit ata po manipulojnë me opinion duke u munduar ti mbulojnë dështimet e tyre, dhe të marri iniciativa të tilla.

“Ata duhet ta pranojnë se e kanë dështuar procesin , nëse nuk e pranojnë se e kanë dështuar  atëherë kjo edhe njëherë është manovrim dhe manipulim me opinionin sidomos pas shumë ngjarjeve të tjera që nganjëherë mundohen ti mbulojnë me veprime  të tilla. Duke e para përvojën dhe duke e parë që ky proces është duke u hetuar në prokurori  atëherë po ashtu duke parë edhe qëllimin atëherë mendoj që kjo është një manovrim dhe nisma në këtë nuk ka qëllim zgjidhjen e këtij problemi  por, kjo nisme duket që është i dedikuar për të dështuar” , tha Selimi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles