8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Nisma ende s’ka datë se kur do ta procedojë mocionin në Kuvend

Pavarësisht se është deklaruar që mocioni për rrëzimin e Qeverisë do të dërgohet këtë javë në Kuvendin e Kosovës, iniciuesit e këtij mocioni ende nuk kanë datë se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, tha të mërkurën për Express se janë në diskutime me të gjithë deputetët sa i përket mocionit, që ka qëllim shkarkimin e Qeverisë, ndërkaq nuk tregoi se kur ky mocion do të dërgohet për në Kuvend.

“Sa i përket mocionit ne jemi duke vazhduar konsultimet me të gjithë deputetët dhe shumë shpejt do të njoftoheni se kur do ta procedojmë tutje”, tha Bajrami.

Megjithatë, ajo nuk dha detaje se sa ka shkuar numri i deputetëve që po e përkrahin këtë mocion, ashtu sikurse nuk tha se sa deputetë të koalicionit po e mbështesin rrëzimin e Qeverisë.

Ndërkohë, ka pothuajse gati dy javë qëkur partia opozitare Nisma për Kosovën ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve nga deputetët e Kuvendit.

Që atëherë, asnjëherë nuk është treguar se sa nënshkrime janë mbledhur, përveçse është thënë se mocionin po e përkrahin edhe deputetë të koalicionit qeverisës, njofton Gazeta Express.

Nisma me nisjen e këtij mocioni kishte deklaruar se Qeveria aktuale ka dështuar në shumë fusha, andaj, sipas tyre, është koha që e njëjta të mos e qeverisë më vendin.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles