8.4 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

NISMA ende e pavendosur për një koalicion paszgjedhor me PDK-në

Nisma për Kosovën ende nuk ka ndonjë qëndrim nëse do të bëhet pjesë e ndonjë koalicioni pas zgjedhor me partitë që aktualisht janë në pushtet, veçmas me PDK-në.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila është në koalicion parazgjedhor me Nismën për Kosovën ka bërë të ditur se nuk ka vija të kuqe për koalicione pas zgjedhore me asnjë parti, duke përfshirë edhe PDK-në.

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi i pyetur nëse janë të gatshëm për një koalicion paszgjedhor me PDK-në e LDK-në, ka bërë të ditur se për këtë gjë nuk ka ende ndonjë vendim, shkruan lajmi.net.

“Marrja e këtij vendimi është kompetence e Këshillit Kombëtar të Nismës. Ky Vendim do të merret në kohën e duhur!”, ka thënë sekretari i Nismës, Bilall Sherifi për lajmi.net.

Ditëve të fundit është raportuar se AAK do të bëj koalicion paszgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo gjë është mohuar nga partia e Ramush Haradinaj, por që nuk e kanë përjashtuar që një gjë e tillë të ndodh pas zgjedhjeve nacionale.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles