Shpend Ahmeti e ka dhënë lajmin për fillimin e punimeve të rregullimit të sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë.
Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim.
I gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune.