Site icon Prishtinapress

Nisin punimet në ‘Luginën e Diellit’, opozita e quan rikolonizim të Kosovës (Video)

Polemikat e shumta rreth murit në veri të Mitrovicës tashmë të rrënuar, si dhe ndërtimit të sheshit, kanë lënë anash zhvillimet e punimeve në lagjen “Lugina e Diellit” në Zveçan.

Në këtë hapësirë janë bërë gërmimet e para ku pritet të fillojë vënia e gur-themeleve për rreth 300 shtëpi që pritet të ndërtohen për komunitetin serb.

Opozita thotë se punimet duhet të ndërpriten menjëherë.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, mendon se “Lugina e Diellit” është një prej çështjeve më skandaloze dhe të rrezikshme dhe me këtë projekt, sipas tij, po fillon rikolonizimi i shtetit të Kosovës.

Pal Lekaj i AAK’së thotë se është e dhimbshme të lejosh që të pyetet Beogradi për territorin dhe veprimet e komunave veriore, andaj Qeveria duhet të reflektojë menjëherë.

Exit mobile version