Site icon Prishtinapress

Nis takimi i Komitetit për vlerësimin e situatës rreth COVID-19

Ka filluar takimi i Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19, ku pritet të shqyrtohet situata epidemiologjike në vend.

Është raportuar se propozimet në këtë takim do të jetë mbyllja e Prishtinës gjatë ditëve të vikendit, pasi shifrat më të larta me Covid janë shënuar ditët e fundit në kryeqytet.

Këto masa të reja i ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme edhe vet ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

Takimi po mbahet i mbyllur, pas përfundimit do të ketë konferencë për media.

Exit mobile version