Ka filluar seanca e parë ndaj nënkryetarit të OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj në Hagë.

Sot katër ditë pas arrestimit të tij, Haradinaj pritet të deklarohet rreth akuzës që e ngarkon atë për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.