Ka nisur tashmë zyrtarisht protesta e shtatë kombëtare e opozitës. Qytetarët që kanë ardhur në protestë po i drejtohen sheshit përpara kryeministrisë, ndërsa në bulevard qindra tullumbace “Rama ik” kanë mbuluar qiellin.
Nga ana tjetër, policia është e pranishme dhe ka rrethuar të gjithë godinën e kryeministrisë. 1300 efektivë policie ndodhen sot nën gadishmëri.
Këtë të dielë mësohet se protesta e opozitës do të zhvillohet në formën e një marshimi, e cila do të nisë para kryeministrisë, më tutje drejt Ministrisë së Brendshme e më pas tek Parlamenti.Pritet që Basha të mbajë po ashtu një fjalë para hyrjes së kryeministrisë.
Këto janë pamjet e para nga protesta.


