Site icon Prishtinapress

Nis protesta në Gjakovë kundër vizitës së pelegrinëve serbë (Video)

Një grup qytetarësh kanë nisur një protestë në Gjakovë në ditën kur serbët e zhvendosur nga kjo komunë kanë paralajmëruar një vizitë në kishën ortodokse të qytetit.

Gjatë ditës së djeshme, drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, kishte kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi, ta bënte të mundur këtë vizitë të serbëve në Gjakovë, ndërsa Presidenti ishte përgjigjur se “është e paimagjinueshme dhe është e papranueshme që dikush të cenojë të drejtat apo të mos lejojë vizitën e qytetarëve serbë në objektet fetare, qoftë në Gjakovë ose kudo tjetër anembanë Kosovës”.

Exit mobile version