5.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Nis gjykimi i 9 të akuzuarve për grabitje në TC ‘Kosova B’

9 të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm rreth akuzës për grabitje në Termocentralin “Kosova B”.

Pas leximit të aktakuzës, nëntë të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë për veprat penale për të cilat akuzohen.

Rasti ka të bëjë me grabitje në Termocentralin “Kosova B”.

I akuzuari Imad Qerkezi e pranoi veprën penale armëmbajtje pa leje, por jo grabitjen. “Armëmbajtjen me gaz po, a grabitjen jo”, tha ai para trupit gjykues.

Prokurori Kujtim Munishi bëri të ditur se gjatë kontrollimit të gjashtë lokacioneve, Policia ka sekuestruar dy fishekë të pistoletës, gëzhojë të armës së gjatë, disa telefona celularë, maskë, një palë pranga, një pistoletë së bashku me një karikator me katër fishekë dhe një laser të natës.

Më pas, avokatët mbrojtës kërkuan nga Gjykata që të mbrojturve të tyre t’u hiqet masa e paraburgimit dhe t’u zëvendësohet me masë tjetër.

Në veçanti, avokati Skender Musa i propozoi gjyqtares Shpresa Hasa-Hyseni që të akuzuarve t’u ndalet masa e paraburgimit dhe t’i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak, me arsyetimin se me ngritje të aktakuzës nuk ekziston asnjë rrezik që të ndikojë në procesin e rregullt gjyqësor.

Më tutje, ai shtoi se sa i përket rrezikut të ikjes “ata kanë qenë në arrest shtëpiak dhe asnjëherë nuk kanë tentuar që të ikin”.

Të gjithë mbrojtësit e tjerë iu bashkangjitën propozimit të avokatit Musa, përveç avokatit Ali Beka.

Avokati Beka kërkoi që të mbrojturit të tij, Imad Qerkezi, t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri, me arsyetimin se policët kishin shkuar për vëllain e Imadit, e jo për Imadin.

“Qysh në seancën dëgjimore i mbrojturi im është viktimë, pasi që Policia ka pasur diçka në raport me vëllain e tij, Rifatin, të cilin edhe kanë shkuar me arrestu dhe të njëjtin nuk e kanë gjetur. E Imadin e kanë marrë në burg pasi që nuk e kanë gjetur vëllain e tij. Në burg po e mbajnë për armën e gazit e tjerat ia kanë vesh”, tha Beka.

Lidhur me propozimet e avokatëve, prokurori Munishi tha se duke marrë për bazë se për veprën penale në fjalë parashihen dënime të mëdha Gjykatës i propozoi vazhdimin e masës së paraburgimit në mënyrë që të mos prolongohet rrjedha normale e procedurës penale.

Në fund, Gjykata mori aktvendim që të refuzohen propozimet e mbrojtësve për ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Agron Bajrami, Alban Ibrahimi, Arbnor Ibrahimi, Leart Halimi, Rafet Kuleta, Imad Qerkezi, Mensur Leka dhe Mentor Ibrahimi dyshohen se ndërmjet muajve shkurt e korrik të vitit 2016, në kuadër të veprës grabitje në termocentralin “Kosova B” kanë kryer veprat grabitje, armëmbajtje pa leje, ndihmë në kryerjen e veprës penale, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, e të tjera.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles