Site icon Prishtinapress

Nikoliq: Europa po i kërkon Serbisë që ta njeh Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomoslav Nikoliq ka folur pas takimit të shkurtër që pala serbe kanë pasur me Shefen e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Nikoliq ka pranuar se Europa po i kërkon Serbisë që të përmbush kushtet që lidhen kryesisht me Pavarësinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Ai këtë e quan të papranueshme dhe çështje që i rrinë shumë në zemër.

Ai tutje tha se “Mogherini s’ka paraqitur asnjë dokument që ne duhet ta nënshkruajmë. Ajo ka shprehur brengën që ka pengesa në dialogun Kosovë-Serbi”.

Sipas Nikoliqit, Mogherini iu ka thënë në takim se “ka çështje që duhet përgjigjur që të dyja palët pasi që situata është shumë e nxehtë”.

Exit mobile version