13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ngritët aktakuzë ndajë Sami Lushtakut për kanosje ndaj avokatit Gazmend Halilaj

Dje më 21 tetor, Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka ngritur aktakuzë Sami Lushtakut, kushëririt të tij, Ibrahim Lushtakut, si dhe Xhelal Zeqirit. Ata po akuzohet për veprën penale të kanosjes, ndërsa Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri akuzohen edhe për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë.

Aktakuza është ngritur duke marrë për bazë një shkrim të dëmtuarit Gazmend Halilaj, në rrjetin social “Facebook”, të datës 11 prill 2020, në të cilin pretendohej se Sami Lushtaku qëndron prapa keqpërdorimit të 1.4 milion markave gjatë kohës së luftës. Ndërsa Lushtaku e kishte thirrur në telefon Halilajn dhe i ka kërkuar që t’i heqë ato shkrime duke e sharë fyer dhe me qëllim të frikësimit, e kishte kërcënuar me fjalët “ku je se pa ardh me të kall nuk kam me lan”, ku të dëmtuari  i është shkaktuar frikë dhe ankth.

Sami Lushtaku po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181 pargrafi 2 të Kodit Penal. Për këtë vepër penale, dënimi i paraparë është me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Sipas aktakuzës, pasi që avokati Gazmend Halilaj kishte bërë një shkrim në rrjetin social “Facebook”, më 11 prill 2020, kundër Sami Lushtakut, kushëriri i këtij të fundit, Ibrahim Lushtaku, me qëllim të hakmarrjes dhe në bashkëkryerje edhe me të akuzuarin Zeqiri, më 14 prill 2020, ia kishin zënë pritën Halilajt.

Sipas aktakuzës, me të parë Halilajn, i akuzuari Ibrahim Lushtaku me dashje që ta privojë nga jeta e ka goditur fuqishëm veturën e të dëmtuarit Halilaj, ashtu që në këtë moment, Halilaj kishte dalë nga vetura dhe kishte filluar të ikë. Sipas aktakuzës, edhe të akuzuarit Lushtaku dhe Zeqiri kishin dalë pastaj nga vetura dhe kishin shtënë me armë në drejtim të Halilajt por nuk kishin arritur ta godasin.

Me këto veprime, prokuroria i akuzon Ibrahim Lushtakun dhe Xhelal Zeqirin se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë.

Për shkak se i kishte shkaktuar dëme në lartësi prej 2,700 euro veturës së të dëmtuarit Halilaj, Ibrahim Lushtaku akuzohet nga prokuroria edhe për veprën penale të asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë.

Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri akuzohen edhe se në kundërshtim me ligjin për armë,  kanë mbajtur armë pa leje. Lushtaku akuzohet se ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Ekol”, kurse Zeqiri një armë të tipit “Cervena Zastava”.

Të dy këta akuzohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles