Site icon Prishtinapress

Ngriten temperaturat në ditët në vazhdim!

Pas një periudhe prej 4 javësh me acar, vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa jugore dhe jugperëndimore e kontinentit.

Kështu bëri të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Këto masa të ajrit gjatë javës do të fuqizohen duke krijuar kushte për një mot me diell dhe me vranësira  të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7C deri -2C gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës  gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 3 gradë deri 7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja e lehtë deri mesatare./PrishtinaPress.eu

Exit mobile version