18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Ngrihet aktakuzë kundër Agron Mustafes, Ejup Qerimit dhe Rexhë Gjonbalajt

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër tre personave, Ejup Qerimi, Agron Mustafa dhe Rexhë GJonbalaj, për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër tre personave, EQ, AM dhe R.GJ, në drejtim të veprës penale, “keqpërdorimi i pozitës ose i autoritetit zyrtar” neni 422, paragrafi 1 i KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri EQ gjatë periudhës shkurt 2012 tetor 2014 , duke shfrytëzuar detyrën, respektivisht zyrtari i autoritetit nuk ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që të shkaktoj dëme materiale dikujt tjetër. Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale, “keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1, të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri AM nga gata 19.02.2015, kur mori pozitën udhëheqëse deri në momentin kur më 24.05.2017, kur ky i akuzuar edhe pse nuk ka qenë kompetent ka lidhur marrëveshjen për ekzekutimin e vendimit përfundimtar, i akuzuar AM duke shfrytëzuar detyrën, përkatësisht autoritetin zyrtar nuk ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që të shkaktoj dëme materiale një kompanie tjetër. Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale, “keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1, të KPRK-së.

Gjithashtu, në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, theksohet se i pandehuri i tretë R.Gj. duke shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare nuk ka përmbushur detyrën e tij zyrtare me qëllim që të shkaktoj dëme materiale dikujt tjetër. Me këto veprime, i akuzuari R.Gj ka kryer veprën penale, “keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1, të KPRK-së.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles