13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet personi që vrau gabimisht Nuredin Lushtakun ( Video)

Verën e vitit 2010 Driton Latifi kishte porositur Lutfi Qosën ta vriste ish pjesëtarin e UÇK’së dhe TMK’së Nuredin Lushtakun në fshatin e tij në Prekaz. Por gabimisht, ata kishin vrarë një person krejtësisht tjetër, por me të njëjtin emër.

Nuredin R Lushtaku, 33 vjeçar u bë gabimisht viktimë e këtij plani. Ai u qëllua me armë zjarri rreth orës 20:00 të mbrëmjes, derisa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së tij në Prekaz të Ulët të Skenderajt.

https://youtu.be/6lotdj1FW3w

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj Lushtaku kishte mbërritur pa shenja jete, pasi nuk kishte arritur tu mbijetonte plagëve të marra. Pas ngjarjes, i dyshuari kryesor për vrasjen, Driton Latifi, kishte ikur në arrati ku ka qëndruar plotë 8 vjet.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës i ka lëshuar atij vendimin për mbajtje 48 orësh, deri në caktimin e  masës së paraburgimit. Prokurori i rastit, Njazi Rexha nuk i është përgjigjur interesimit të Emisionit Frontal për këtë rast.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles