Site icon Prishtinapress

Ngjarje tragjike: Shqiptari vret gruan me çekiç në Itali, dy fëmijët mbyllen në tualet nga frika

Një krim makabër ndodhi paraditen e së dielës në provincën e Viçencës, në Itali, kur shqiptari 51-vjeçar Gëzim Alla, qëlloi për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij 39-vjeçare, Doriana Alla.

Pas vrasjes, autori ka telefonuar policinë, ku pranoi krimin. Gjatë përleshjes, në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e çiftit, 9 dhe 13 vjeç, të cilët nga frika ishin mbyllur në tualet.

Nga dëshmitë e tyre, duket se ata nuk e kanë parë skenën makabër të krimit, ndërsa autoritetet i kanë zhvendosur tek disa familjarë të tjerë që jetojnë në Itali.

Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndërsa dyshohet për motive të dobëta.

Nga viti 2017, kjo familje ishte transferuar në komunën Pove Del Grappa, ndërsa 51-vjeçari punonte si murator në zonë.

Exit mobile version