Site icon Prishtinapress

Ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura, aktakuzë ndaj 40 vjeçarit

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, sot, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.A., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 11 maj 2019, pasi kishte ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

“Sipas aktakuzës, më 11 maj 2019, rreth orës 8:15 minuta, në fshatin Pozheran, komuna Vitisë, i pandehuri R.A. (1979), ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura, në atë mënyrë që derisa ato shkonin në shkollë, i pandehuri me veturën e tij, i tejkalon, pastaj kthehet mbrapa duke iu thënë që të hynin në veturë për t’i dërguar në shkollë dhe se i njihte prindërit e tyre, të cilat fillimisht nuk pranojnë, mirëpo pas insistimit të tij, të miturat hyjnë dhe ulen mbrapa në veturë, me ç’rast i pandehuri e devijon rrugën dhe i ngacmon me fjalë”, thuhet nga Prokuroria në Gjilan, transmeton Indeksonline.

 

 

Si pasojë e shqetësimit dhe pasigurisë, vajzat e mitura kërcejnë nga vetura deri sa ishte në lëvizje, ku edhe pësojnë lëndime trupore në gjunjë dhe këmbë, të cilat për shkak të lëndimeve detyrohen të kërkojnë ndihmë mjekësore, fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, e më pas edhe në Spitalin Regjional, në Gjilan.

Me këto veprime, i pandehuri R.A., ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’ nga neni 183 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Exit mobile version