10.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nga nesër policët i kthehen orarit të rregullt të punës, në përjashtim të atyre të rajonit të Prizrenit

Për shkak të coronavirusit, policët tash e një kohë kanë punuar me orarin 12 orësh, por nga nesër ata do t’i kthehen orarit të rregullt të punës.

“Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme duke u angazhuar me personelin e saj në orarin 12 orësh, i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim.

Urdhri operativ i PK-së, ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin, preventimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat të këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë”, tha ai.

Megjithatë me orar të zgjatur do të vazhdojnë të punojnë policët në rajonin e Prizrenit.

“Nga nesër, Policia e Kosovës kryesisht do të kthehet në orarin e rregullt të punës (8 orësh), përjashtuar vlerësimet për rajonin e Prizrenit për arsye të rasteve te fundit me COVID-19.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar qe varësisht prej situatës, vlerësimeve dhe rrethanave qe mund te paraqiten do te vazhdoje angazhimin e saj ne realizimin e detyrave dhe përgjegjësive te saja ligjore karshi qytetareve dhe vendit”.

Ndryshe, nga virusi COVID-19, në Kosovë që nga 13 marsi janë infektuar 1 mijë e 32 persona, 789 prej të infektuarve janë shëruar kurse 29 persona kanë humbur jetën por që kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles