Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e lagjes “Mati1” në Prishtinë se gjatë punimeve nga kontraktorët e Kompanisë Ndërtimore “Standard “ në afërsi të rrugës “Ndue Përlleshi”, dje në orët e pasdites ka rrëshqitë rruga / dheu, me çrast është dëmtuar edhe gypi me diametër 250 mm, që e furnizon me ujë të pijshëm një pjesë të lagjes së lartcekur.
Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit bashkë me ekipe të Komunës së Prishtinës janë në vendin e ngjarjes dhe po shiqohen të gjitha mundësitë teknike për stabilizimin e gjendjes dhe rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm për atë zonë.
KRU “Prishtina” sh.a. kërkon mirëkuptim nga konsumatorët!.