Kryetari i Gastronomisë, Petrit Kllokoqi, ka thënë që nga java tjetër pritet që disa aktivitete të mbyllen për 12 ditë.
Gastronomia, fitneset dhe qendrat tregtare pritet që nga java tjetër të mbyllen për një afat kohor prej 12 ditësh.
Mbyllja totale e gastronomisë, fitnesit dhe qendrave tregtare, pritet të jetë nga data 6 prill e deri me datën 18 prill.
Vendimi ende nuk është bërë zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.