12.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Nga gjithsej 4694 zyrtarë, vetëm 676 prej tyre e kanë deklaruar pasurinë

Nga gjithsej 4694 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, kërkesës i janë përgjigjur vetëm 676 zyrtarë të cilët kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë në AKK.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia Kundër Korrupsion, e cila ka informuar se procesi i deklarimit të pasurisë i nisur më 01 mars 2020 ka vazhduar të realizohet në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave.

Kjo është komunikata e plotë:

Procesi i deklarimit vjetor të pasurisë i nisur me datë 01 mars do të përfundoj më 31 mars 2020 dhe nga gjithsej 4694 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigj ur 676 zyrtarë të cilët kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë në AKK.

Procesit të deklarimit vjetor të pasurisë janë të obliguar t’i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti zyrtarë të lartë publik që janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, ka shprehur zotimin se gjatë procesit të deklarimit të pasurisë Agjencia kundër Korrupsionit, do të jetë në shërbim të të gjitha subjekteve deklaruese për të ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zyrtarët publik në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses, gjithnjë duke respektuar obligimet e përcaktuara me ligj.

Zyrtarët publik mund ta bëjnë deklarimin pasurisë në AKK në mënyrë fizike d he elektronike ndërsa në funksionim të mbarëvajtjes sa më efikase të procesit të deklarimit të pasurisë, , Agjencia kundër Korrupsion ka në shërbim numrat e telefonit : +383 (0) 38-518-964; (0)38-200 10 728 ; dhe +383 (0) 38-518-912; (0)38-200 10 731 .

Për informata të detajuara rreth subjekteve deklaruese dhe listës e zyrtarëve të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë, ju lutemi, vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së: www.akk-ks.org.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles