Site icon Prishtinapress

Nga e mërkura temperaturat ndryshojnë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) në parashikimin e motit për pesë ditë ka bërë të ditur se fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë prezente edhe për gjatë këtyre ditëve.

Në këtë situatë meteorologjike sipas IHK-së do të mbajë mot me vranësira të shperndara dhe intervale të gjata me diell.

Temperaturat maksimale do të jenë në rritje graduale duke përjashtuar ditën e hënë dhe të martën ku maksimalet e ditës do të mbeten të ngjajshme me keto ditë të gjysmës së dytë të javës që po e lëmë.

IHK thekson se nga dita e mërkure , temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje duke lëvizur nga 5 deri në 11 gradë Celsius, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5C deri -1 gradë Celsius.

Do të të fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtësi  deri në 7m/s.

Exit mobile version