15.6 C
New York
Friday, October 16, 2026

Buy now

spot_img

Neymar shpërthen kundër Austrisë: Ky nuk është futboll, ky është UFC

​Brazili vazhdoi rrugën e mbarë që ka nisur duke mposhtur Austrinë 3-0 në miqësoren e fundit në prag të Botërorit të Rusisë. Por sipas Neymar, ekipi kundërshtar ka bërë një lojë shumë të ashpër, e që atij i ngjau me sportin e UFC.

Ylli i Paris Saint Germainit, Neymar, pësoi disa ndërhyrje të rënda gjatë ndeshjes me Austrinë, dhe jo vetëm ai, por fatmirësisht asnjë nga lojtarët e Brazilit nuk është dëmtuar.

Neymar, që shënoi gol në këtë takim dhe barazoi Romarion si golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Brazilit, pati kritika për taktikën e Përfaqësueses së Austrisë.

“Ndeshja ndaj Austrisë nuk ishte futboll, por UFC. Të paktën askush nuk është dëmtuar”, u shpreh ylli i PSG-së.

26 vjeçari, që është temë diskutimi në gjitha mediat Botërore për të cilin po insiston Real Madridi, më pas flet për shanset e Selecaos në Kupën e Botës në Rusi.

“Duhet të kesh besim tek ëndrra jote. Ne po ëndërrojmë më shumë nga dita në ditë. Ëndrrat nuk janë të ndaluara”, theksoi Neymar.

Ndeshja e parë e Brazilit në Kupën e Botës do të jetë ndaj një kundërshtari të përafërt me austriakët, pikërisht me Zvicrën, teksa më pas do të përballen edhe me Kosta Rikën dhe Serbinë.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles