Site icon Prishtinapress

New Yorku, Los Angeles dhe Las Vegasi mbyllin marketet dhe restorantet, hyjnë në fuqi masat parandaluese kundër coronavirusit

Kryetari i New Yorkut dhe Los Angeles kanë njoftuar se nga sot do të mbyllin të gjithë shkollat, restorantet çerdhet, baret dhe hapësirat publike, me qëllim që të parandalohet përhapja e coronavirusit, shkruan BBC.

Kryetari i New Yorkut, Bill De Blasio, ka vendosur t’i vë këto masa pasi ky qytet po ballafaqohet me virusin vdekjeprurës, duke pranuar se duhet t’i kundërpërgjigjet situatës me mentalitetin luftarak.

Çfarëdo restoranti, bari apo kafiteri që shet ushqim duhet të pajiset me leje speciale  kurse qytetarët duhet të presin ta marrin ushqimin para lokalit.

Në anën tjetër kryetari i Los Angeles, Eric Garseti, thotë se ka hyrë në fuqi masa parandaluese e cila do të jetë valide deri më 31 mars. Në Las Vegas, resorti MGM ka marrë vendim të mbyll kazinotë dhe hotelet.

Marketet në Disney si dhe parqet argëtuese në tërë SHBA-të do të jenë të mbyllura nga 17 marsi, ka njoftuar kompania që i menaxhon duke pranuar që hoteli Walt Disney si dhe resorti Diseny do të jenë të mbyllura deri më 20 mars.

Exit mobile version