Një grup kosovarësh që jetojnë në Francë kanë paralajmëruar një protestë për nesër në shenjë solidarizimi me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Tubimi pritet të mbahen prej orës 13:00 para Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës. Vlen të theksohet se ky institucion dje ia ka vazhduar masën e paraburgimit Haradinajt, në bazë të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia.
Thirrjet për protestë kanë filluar të shpërndahen edhe në rrjetet sociale.
