Site icon Prishtinapress

Nesër pritet të prezantohet platforma për dialogun

Ekipi negociator pritet që të nesër ta prezantojë në Kuvendin e Kosovës platformën për dialogun me Serbinë.

Përveç PSD-së, kjo platformë nuk pritet të ketë përkrahje nga partitë tjera opozitare.

Analistët vlerësojnë që platforma nuk do të jetë e plotë, pasi që në përpilimin e saj nuk ka pasur kontribut nga LDK-ja e LVV-ja, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ka kaluar gati një muaj nga koha e paraparë me rezolutë që ekipi negociator do të duhej të dilte me platformën për dialogun. Me gjithë këto vonesa këto ditë pritet që në Kuvendin e Kosovës të prezantohet kjo platformë.

Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i këtij ekipi, ka paralajmëruar para disa ditëve që të martën do ta dorëzojnë në Kuvend platformën, ku shpreson që do të ketë përkrahje nga deputetët.

Mirëpo, si për Projektligjin për Dialogun, as platformën nuk do të mbështesin dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Exit mobile version