18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Nesër ndodhë ballafaqimi Thaçi-Vuçiq

Bashkimi Evropian (BE) tashmë ka caktuar datën për një raundi të ri të dialogut në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq do të ballafaqohen në një raund të ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, më 8 nëntor në Bruksel.

Kjo është konfirmuar përmes një komunikatë të lëshuar nga zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, transmeton lajmi.net.

Mes tjerash aty thuhet: Në takim, dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës, i cili është vendimtar për rrugët e tyre evropiane.

Dialogu Kosovë- Serbi është në fazën e fundit e cila pritët të mbyllet më një marrëveshje ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve.

Kujtojmë, se takimi i fundit i paraparë të ndodhte mes presidenteve të Kosovës dhe Serbisë, më 7 shtator nuk ndodhi. Kjo ndodhi pasi presidenti serb, Vuçiq, kishte kërkuar të mos takohej më Thaçin për shkak se iu ishte refuzuar leja për të vizituar liqenin e Ujmanit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, kishte mbajtur takime të ndara me presidentet e të dyja vendeve ku u kishte kërkuar të zbatohen marrëveshjet e arritura mes vendeve.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles