Site icon Prishtinapress

Nesër hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës, do të hap nesër konkursin për pranimin e studentëve të ri për vitin akademik 2019/2020.

Këtë e ka bërë të ditur dekani i Fakulteti Filozofik, Bujar Dugolli përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka thënë se, maturantët që sapo kanë diplomuar dhe të gjithë të interesuarit e tjerë edhe jashtë Kosovës, kanë mundësi të jashtëzakonshme, që rrugën e tyre drejtë karrierës, t’a ngrisin në ndonjërin nga trembëdhjetë fakultetet e UP-së, që numërojnë dhjetëra programe e specializime, transmeton Telegrafi.

“Kandidatet për student, do kenë shumë oferta, shumë kolegje e universitete të tjera, por asnjëri nuk mund t’i afrohet cilësisë së universitetit tonë, pavarësisht përpjekjeve të çdo llojllojshme për t’a penguar UP-në, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Fakulteti Filozofik, në tetë drejtimet e tij të Akredituara (BA: Histori, Filozofi, Sociologji, Psikologji, Shkenca Politike, Puna sociale, Antropologji kulturore dhe Arkeologji), do të pranoj 727 studentë, numër ky i miratuar nga Senati i Universitetit, ndërsa mënyra e aplikimit koha dhe vendi, të gjitha janë të detajuara në njoftimin që do të postohet në faqen elektronike të fakultetit tonë”, ka thënë Dugolli.

Dekani ka pohuar se Universiteti i Prishtinës dhe studentët e tij, kanë bërë revolucion në shoqërinë tonë, dhe se Universiteti i Prishtinës është gur-themeli i shtetit.

Në fund, Dugolli konsideron se e gjithë plejada akademike e Kosovës ka dalë nga Universiteti i Prishtinës.

Exit mobile version