Aty do të realizohen tri përformanca artistike dhe sensibilizuese, ku do të jenë të përfshirë edhe autoambulanca dhe Policia.
Sipas njoftimit, përformancat do të nisin në ora 12:00 dhe do të zgjasin deri në orën 12:10, në rrugën ‘Garibaldi’, përbri Hotelit Grand, në vendkalim të këmbësoreve, rrugën ‘Agim Ramadani’, para Hotel Sirius, në vendkalim të këmbësoreve dhe rrugën ‘Luan Haradinaj’,para New Born, në vendkalim të këmbësoreve.
I gjithë aktiviteti zhvillohet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor.- Impact.“Shënimi i kësaj dite ka për qellim, që nëpërmjet përkujtimi të viktimave në trafikun rrugor, të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi numër më të vogël aksidentesh , respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë”, thuhet në njoftim.