8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Nëse Shpend Ahmeti largohet nga VV, Sami Kurteshi do të jetë kandidat për Prishtinën?

Shpendi Ahmeti shkoi si kuadër i fuqishëm në Vetëvendosje nga FER-i, partia që e kishte themeluar bashkë me Ilir Dedën. Me Vetëvendosjen ai i fitoi edhe zgjedhjet komunale në Prishtinë, duke ia marrë LDK-së Prishtinën për herë të parë që nga paslufta.

Ahmeti gjatë këtyre katër viteve të qeverisjes është kritikuar shumë për “viktimizimin” që bënte në vazhdimësi se si nuk po mundet t’i realizoj premtimet për shkak që po pengohet nga qeveria qendrore.

Megjithatë, kulmi i pakënaqësi ndaj Ahmetit si në VV, por edhe në mesin e prishtinasve duket se u arrit kur ai javë më parë u fotografua në jahtin e Devollëve në Budva. Një jahtë milionësh, për të cilin Shpendi nuk pranoi të flas për shumë ditë, por më pas e pranoi.

E pikërisht Devollët sot i goditi rëndë Albin Kurtin, duke e goditur njëkohësisht, por tërthorazi, edhe vetë Shpend Ahmetin.

Albin Kurti e ka goditur fuqishëm Kompaninë Devolli gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës duke thënë se ata janë biznesmenë që përfaqësojnë kapitalin e pronto politikanëve. Kurti megjithatë e ka fshehur që njerëz të Vetëvendosjes, po ashtu janë të lidhur me këtë kompani

Edhe Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca kishte bërë një paralajmërim të ashpër ndaj Shpend Ahmetit nëse do të vërtetohej se ai kishte qëndruar në jahtin e Devollëve në Budva të Malit të Zi.

Dhe duke i llogaritur të gjitha këto kundërshtime, mund të pritet Shpend Ahmeti të largohet nga Vetëvendosje e me këtë edhe të mos rikandidoj për kryetar të Prishtinës.

Lajmi.net merr vesh se Lëvizja Vetëvendosje e ka kandidatin rezervë nëse Shpend Ahmeti largohet ose nuk rikandidon për kryetar të Prishtinës.

Bëhet fjalë për Sami Kurteshin, ish Avokatin e Popullit.

“Sami Kurteshi tashmë është rezident në Prishtinë, nuk jeton më në Gjilan. Ai ka blerë edhe banesë dhe do të jetojë në Prishtinës”, ka thënë një burim i lajmi.net brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmi.net nuk ka mundur ta konfirmojë këtë lajm.

Sami Kurteshi ishte bërë pjesë e VV-së zyrtarisht më 26 nëntor të vitit 2015.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles