Foto: Dental Home/FB
Për një buzëqeshje më të ëmbël dhe shëndet oral iu nevojitet pak punë e shumë kujdes.
Higjena e mirë e gojës dhe vizitat e rregullta te dentisi ndihmojnë shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave.
Këtu janë disa këshilla që ju ndihmojnë të keni dhëmbë të shëndoshë:
1. Pastroni dhëmbët dy herë në ditë – Koha më e mirë për pastrimin e dhëmbëve është pas çdo ushqimi. Zgjedheni brushën më të vogël , në mënyr që t’i pastroni edhe zonat më delikate prapa dhëmbëve.
2. Përdorni pastën me fluor. Flouri ndihmon të keni dhëmbë më të fortë dhe e ruan smaltin nga prishja.
3. Pastroni në mënyrë rrethore. Pastrimi i dhëmbëve në mënyrë rrethore ndihmon që të largohen mbetjet e ushqimit që mbesin ndërmjet dhëmbëve. Pastrimi duhet të zgjasë 2 deri në 3 minuta.
4. Pastroni dhëmbët me pe në mënyrë të ngadalshme dhe të butë.
5. Reduktoni pijet energjike si dhe lëngjet e frutave , pasi që këto shkaktojnë kariesin.
6. Reduktoni ëmbëlisirat. Ëmbëlsirat janë shkaktarët kryesor të dëmtimit të dhëmbëve.
7. Mbroni dhëmbët. Përveç se duhet t’i pastroni me rregull duhet edhe t’i mbroni duke vendosur një masë mbrojtëse gjatë aktiviteteve sportive, pasi që gjatë aktivitetve ndodh thyerja e tyre.
8. Mos i përdorni dhëmbët për ndonjë gjë tjetër, përveç përtypjes së ushqimit. Shpesh njerëzit përdorin për të shqyer ndonjë qese apo thyer ndonjë gjë, siç janë arroret.
9. Vizitojeni dentistin në mënyre periodike. Vizita në kohë mund të parandalon rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve.