Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për Atashetë Kulturorë.
Ministrja, Haradinaj-Stublla tha se me anë të këtij memorandumi, do të ngritet shkalla e shërbimit për ngritje nivelit të diplomacisë në nivel kulturorë.
Ndërkaq, ministrja Dumoshi tha se me emërimin e atasheve kulturorë, kultura e vendit do të përçohet në gjitha vendet përmes formave të ndryshme.
Emërimi i Atashetë Kulturorë do të fillojë në vitin 2021. /KP/