10.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e radarit, në Aeroportin e Gjakovës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka nënshkruar sot me drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini, marrëveshjen për vendosjen e radarit në hapësirën e Aeroportit të Gjakovës.

Kjo marrëveshje është nënshkruar bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 14/98, të 18 prillit 2019, për dhënien në shfrytëzim në kohë të pacaktuar të Aeroportit të Gjakovës për nevojat strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Instalimi i këtij radari në Aeroportin e Gjakovës do të rrisë edhe më tej sigurinë e fluturimeve civile dhe ushtarake në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës dhe është një hap me rëndësi të veçantë në normalizimin e plotë të hapësirës sonë ajrore, në bashkëpunim me NATO-n.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles