Site icon Prishtinapress

Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratën për projektin “Asfaltimi i rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë”.

Kjo rrugë që lidhë 5 fshatra të Ferizajt ka gjatësi 9.7 kilometra, ndërsa vlera e kontratës është 1,821,792.19 euro.

Punimet në këtë segment do të fillojnë brenda muajit prill, ndërsa afati kohor për kryerjen e punimeve është 350 ditë pune.

Exit mobile version