Site icon Prishtinapress

Nënkryetari i Kamenices reagon pas raportimeve për shprënguljen e qytetarëve drejt Kroacisë

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës dhe kryetari i degës së AAK-së në këtë komunë, Faton Jakupi ka deklaruar se nuk janë të vërteta raportimet e mediave lidhur me shpërnguljen e qytetarëve të Kamenicës drejt Kroacisë.

Përmes një njoftimi, Jakupi ka thënë se autobusët e nisur të martën në mbrëmje drejt Kroacisë nuk kanë qenë të mbushur vetëm me qytetarë të Kamenicës.

“Lajmi se sonte nga Kamenica janë larguar mbi 70 të rinj nuk qëndron dhe është i pavërtet,asnjë banor nuk është shpërngulë nga Kamenica. Qytetarët e Kamenicës të cilët sonte udhëtuan nga Kamenica për në Kroaci, janë në të drejtën e tyre të lëvizjës së lirë me viza pune të përkohëshme”, ka thënë Jakupi

Nënkryetari i Kamenicës ka thënë se “këta qytetarë kanë muaj që tani punojnë në Kroaci dhe tani janë rikthy pas festave të fundvitit.”

“Autobusët nuk ishin të mbushur vetëm me qytetarë të Kamenicës! Lajmet per shpërngulje masive nuk qendrojnë, ju bëjë thirrje mediave qe te ken kujdes ne këtë aspekt, pasi kjo temë është tepër senzitive”, ka deklaruar Jakupi

Exit mobile version