Site icon Prishtinapress

Nenad Rikallo ua ndanë mbi 2 milionë euro serbëve të veriut

Qeveria e Kosovës përmes ministrisë së Bujqësisë, Nenad Rikallo, ka shtrirë ndikimin e saj në pjesën më problematike të vendit, në veriun e Kosovës.

anë më shumë se 2 milion euro grante nga dikasteri i  Bujqësisë që pritet t’i marrin fermerët nga kjo pjesë e Kosovës. Program i veçantë – Zonat Rurale më pak të zhvilluara, është projekti me të cilën  që kjo Ministri planifikon t’i përkrahë fermerët.

Përfitues të granteve janë 53 qytetarë të katër komunave më shumicë serbe. Përveç serbëve përfitues janë edhe 8 fermer shqiptarë.

 

Ndër përfituesit është edhe Nexhemdin Peci nga fshati Zhazhë i komunës së Zveçanit.

Peci, për “Indeksonline”, ka thënë të jetë i kënaqur më këtë përfitim. “Po, ne kemi aplikuar dhe kemi fituar. I kemi plotësuar të gjitha kriteret” ka thënë ai.

Peci ka planifikuar ngritjen e një pemishtjeje. “Do ta ngrisim një pemishte me molla dhe dardha. Besoj që për treg të brendshëm e pastaj varet nga nga kualiteti, pse jo edhe jashtë Kosovës” tha Peci.

Ndërkohë të kontaktuar  nga Indeksonline edhe disa përfitues serb në kushtet anonimiteti ka shprehur falënderim për Qeverinë e Kosovës. Ata ishin të kënaqur me atë që përfituan duke shtuar se për ta çdo ndihmë është e mirëseardhur.

Ndryshe lideri i PDK-së, siç kishte raportuar televizioni publik, ka ideuar një plan për investime të mëdha në Mitrovicë – të cilat do të shtrihen në të dyja anët e Lumit Ibër. Televizioni kishte publikuar një projekt, i cili quhet “Mitrovica e Re”, dhe që burimet thonë se është i menduar muaj më parë nga Kadri Veseli.

Ky plan parasheh renovimin e tërësishëm të Stadiumit “Adem Jashari”, zgjerimin e parkingut të tij, ndërtimin e një Aqua-Parku përreth kësaj hapësire, si dhe ndërtimin e objekteve kolektive të banimit përreth Liqenit Artificial.

Por, pjesa më ambicioze e këtij plani të ideuar nga Veseli – kalon përtej Lumit Ibër, i cili mund të nxisë reagime nga Serbia. Në fshatrat Suhodoll, Gushavc dhe Vinarc, përskaj Lumit Ibër, por edhe në thellësi të tyre, parashihet të ndërtohen objekte të larta banimi, nga 3 deri në 7 kate.

Exit mobile version