8.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Në zgjedhjet e Rinisë së PDK-së në Skenderaj nxirren alltia e thika, sherri i Mërgim Lushtakut e Fadil Nurës”

PDK muaj më parë ka shpallur zgjedhjet e brendshme, me ç’rast kjo parti ka vendosur që fillimisht t’i mbajë zgjedhjet e forumit rinor, pastaj të forumit të gruas dhe tek për fund i ka lënë zgjedhjet për strukturat kryesore drejtuese, ku përfshihet edhe zgjedhja e kryesive dhe kryetarëve të degëve, si dhe zgjedhja e kryesisë qendrore dhe kryetarit të partisë. Ky proces pritet të përfundoj në fillim të vitit të ardhshëm.

Nga mesi i muajit prill zgjedhjet e rinisë së PDK-së kanë filluar në shumicën e degëve të partisë, ku njëra ndër to është edhe dega e Skenderajt, në të cilën ky proces po përcjellet me probleme të shumta.

PDK dje në nëndegën e III-të RDK në Skenderaj ka pasur një problem të madh, pasi që është krijuar një situatë shumë tensionuese mes të rinjëve të RDK-së të “Lagjes III” në Skenderaj në njëren anë dhe deputetit Mërgim Lushtaku, ish nënkryetarit Fadil Nura dhe grupit te tyre në anën tjetër.

Burime të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se Fadil Nura dhe Mergim Lushtaku së bashku me disa kushëri të këtij  të fundit nga Prekazi kishin shkuar për të nderhyrë ne procesin zgjedhorë në “Lagjen III” dhe kjo kishte irrituar të rinjët e lagjes, të cilët pas shkëmbimit të fjalëve kanë nxjerrë thika dhe revole për të qëruar hesapet.

Mësohet se më e keqja është evituar falë ndërhyrjes se Policisë se Kosovës dhe agazhimit të kryetarit të nendegës se “Lagjes III” Ramiz Shalës, i cili është drejtor Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen komunale të udhëhequr nga kryetari Bekim Jashari.

Ramiza Shala përmes një postimi në Facebook ka treguar për situatën e krijuar, ku konfirmon ndërhyrjen e policisë në këtë proces zgjedhor, për të cilin thotë se Mërgim Lushtaku po i fut të rinjtë në bela. Shala tregon se ka kontribuar për qetësimin e situatën, duke e shmangur vrasjen e Mërgim Lushtakut.

“Mergim Lushtaku & kompani me diktat me dhun e pa asnje te drejt pa qene pjes e asnje komisioni per organizimin e zgjedhjeve nga dega e PDK-së vjen e i fut ne bela te rinjet e shendoshe qe janë zemra e PDK-së. I biri i babes me 27 miljon euro pasuri me disa diletant te manipuluar sot perpak sa nuk i futen ne vrasje te rinjet e LAGJES III. Per kunder miljonave me gzon fakti qe kontribuova qe te shpetoj pa e hanger naj thik a naj plum”, ka shkruar ndër të tjera, Ramiz Shala në Facebook.

Ky proces zgjedhor është ndërprerë pas ndërhyrjes së policisë, por Mërgim Lushtaku me grupin e tij nga Prekazi kanë vazhduar duke “zgjedhur” per kryetar të nendegës së “III”-të të Skenderajt Albion Musliun, djalin e Murat Musliut nga Likovci.

Situatë e tensionuar dhe konfliktuoze është shënuar edhe në nëndegën e Klinës se Ulët, ku janë përleshur asambleisti i PDK-së, Musa Fazliu nga Klina e Ultë me Fadil Nurën e Shemsi Maksutin nga Luboveci, i cili ishte kandidat për asamble nga PDK, por që nuk kishte arritur të fitoj edhe pse ishte shef i protokollit te Sami Lushtakut. Ndryshe, asambleisti Musa Fazliu prej zgjedhjes së tij asambleist nuk ka pranuar të bëhet pjesë e grupit të Sami Lushtakut, , por vazhdimisht e ka përkrahur kryetarin Bekim Jashari.

Në Klinë te Ultë procesi zgjedhor pas tensioneve përfundoj, ku kryetar i Rinisë për Nendegën e Klinës së Ultë u zgjodh Astrit Salihu.

Veriu.info ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili nuk ka mundur ta kontifmoj incidentin, duke thënë se policia ka bërë një kujdestari të zakonshme që kërkohet në tubime publike, por që sipas tyre, nuk ka pasur diçka të veçantë.

Ramiz Shala me bashkëpunëtorë në takimin e djeshëm/Veriu.info

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles