8.4 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

spot_img

Nesër në Vushtrri hapet ekspozita “Hasan Prishtina në dokumente arkivore”

Nesër në qytetin e Vushtrrisë do të hapet ekspozita e quajtur “Hasan Prishtina në dokumente arkivore”, e cila zhvillohet në kuadër të aktivitetit “Ditët për Hasan Prishtinën”.

“Për ta nderuar figurën kombëtare të patriotit dhe intelektualit, Hasan Prishtina, do të hapet ekspozita e quajtur “Hasan Prishtina në dokumente arkivore” e cila do të jetë e hapur deri me 13 gusht”, shprehet njëri nga organizatorët e kësaj ekspozite, Agon Krasniqi.

Krasniqi thotë se ekspozita “Hasan Prishtina në dokumente arkivore” , elaboron burimet arkivore (italisht, osmanisht, gjermanisht dhe shqip) të cilat pasqyrojnë veprimtarinë e Hasan Prishtinës për çështjen e  atëdheut.

Ekspozita mbahet në ambientet e Kalasë së Vjetër nga 9 gusht 2018 deri me 13 gusht 2018 me fillim në ora 11:00.

Kjo ekspozitë është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e  Vushtrrisë./PrishtinaPress.eu

 

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles