16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 47 pacientë me COVID-19, 12 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht po trajtohen 47 pacientë me COVID-19.

Në një njoftim, thuhet se sa i përket gjendjes së pacientëve 38 pacientë janë në oksigjeno terapi, dy  janë në CPAP, ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Siç thuhet tutje në njoftim, gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë me COVID-19 janë shëruar.

Ndërkaq, janë kryer nëntë lindje 9 lindje.

“Janë lindur 10 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 260 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“294 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,387 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

admin
adminhttps://prishtinapress.zoomsolution.business
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles