Site icon Prishtinapress

Në Skenderaj u mbajt festivali gjithëkombëtar i teatrove shkollore “Drenushat “

Në Skenderaj më 5 dhe 6 qërshor u mbajt edicioni i trembëdhjetë i Festivalit Gjithëkombëtar i Teatrove Shkollore ” Drenushat “, transmeton Prishtinapress.eu.
Në këtë festival moren pjesë mbi 10 shkolla fillore nga komunat e ndryshme të Kosovës.
Festivali u mbajtë dy ditë radhazi më 5, 6 qershor 2018. Numri i nxënësve pjesëmarrës në këtë festival ishte mbi 150 nxënës, ndërsa të njejtat u percollen nga një numër i nxënësve dhe prindërve për dy ditë mbi 700 sish.
Shfaqjet e festivalit i vlerësoj juria profesionale në përbërje:
1. Kushtrim Mehmeti- Regjisor
2. Blerta Sylkaj – Aktore
3. Valdet Idrizi- Aktor
Krejt në fund juria shpalli rezultatet e fituesve si:
1. Drama më e mirë, SHFMU ” Migjeni” Mitrovicë përgatitur nga Qëndresë Barani, vlera e çmimit 100€.
2. Regjia më e mirë, ShFMU ” Mihail Grameno” Fushë Kosovë, Regjisorja Mirvete Magjarraj, vlera e çmimit 100€.
3. Skendografia më e mirë, ShFMU ” Drenica” Polac-Skenderaj, me skenografen Mirvete Koca, vlera e çnimit 100€.
4. Çmimi i Publikut, SHFMU ” Esad Mekuli” Klinë, vlera e çmimit 100€.
5. Çmimi Aktori më i mirë iu nda nx. Edonis Ahmeti nga ShFMU ” Ahmet Delia” Skenderaj, vlera e çmimit 50€.
6. Çmimi Aktori më i mirë iu nda nx. Leon Sinani nga ShFMU ” Ismet Uka” Ticë- Skenderaj, vlera e çmimit 50€.
7. Çmimi, Aktorja më e mirë iu nda nx. Diana Loshi nga ShFMU ” Faik Draga” Leqinë – Skenderaj, vlera e çmimit 50€.
8. Çmimi, Aktorja më e mirë iu nda nx. Sihana Latifi nga ShFMU ” Emin Duraku” Prizren, vlera e çmimit 50€.
P.S. Çmimi Aktori dhe Aktorja më e mirë t’u marrë për bazë kualitetin e njejtë tek loja e aktorëve, juria vendosi që këto dy çmime ti ndan në dysh, gjegjësisht në 4 nxënës./Prishtinapress.eu

Exit mobile version